Orlando Bloom ia blen të fejuarës unazën si të ish-gruas

| 19 Shk 2019 | 17:40 | Nga

Katy Perry ka një unazë të madhe, me ngjyra dhe në formë të lules, që kushton hiç më pak se 7,3 milionë dollarë.

Kjo unazë duket krejtësisht e ngjashme me unazën që i fejuari i saj ia kishte blerë supermodeles Miranda Kerr.

Fansat e të dyjave ishin shumë të shpejtë për ta vërejtur këtë ngjashmëri të unazave, pasi Perry njoftoi se ajo është fejuar me aktorin Orlando Bloom.

Ky i fundit i bëri një propozim shumë romantik këngëtares në ditën e Shën Valentinit e cila edhe u emocionua jashtëzakonisht shumë.

Një burim afër çiftit ka treguar për revistën People se Bloom ka qenë duke e planifikuar propozimin për “disa kohë” – madje ai kishte marrë edhe lejen e prindërve të Perryt para se ta bënte propozimin.

Kur ai e bëri një gjë të tillë, këngëtarja Katy Perry po dridhej nga lumturia.

Ajo e postoi më pas një fotografi të unazës së saj, ku në qendër ka një gur ngjyrë rozë katërkaratësh që rrethohet nga tetë diamantë të bardhë.

https://www.instagram.com/p/Bt5gRBDHNZl/?utm_source=ig_embed

Ky dizajn me lule është i ngjashëm me unazën që Bloom ia kishte dhuruar ish-bashkëshortes së tij Miranda Kerr, po ashtu kur i kishte propozuar.

Kerr dhe Bloom janë fejuar në vitin 2010 ndërsa janë divorcuar në vitin 2013.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme