Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Ambasadori Orlando e ka përgëzuar Kryetarin Konjufca për detyrën e re dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes italiane për Kosovën.
Në këtë kontekst u bisedua edhe për menaxhimin e pandemisë dhe mundësisë për sigurimin më të shpejtë të vaksinave anticovid për të cilën gjë, ambasadori Orlando premtoi se shteti i tij do të jetë aktiv në këtë drejtim.
Ndërkaq kryetari Konjufca, falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen që shteti i tij po ia jep Kosovës, duke u angazhuar për thellimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.
Konjufca theksoi se është në interesin e Kosovës që procesin e konstituimit të institucioneve të reja ta përmbyllë suksesshëm edhe me zgjedhjen e presidentes së vendit.