Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi një ortek goditi një grup alpinistësh në rajonin Kabardino-Balkaria, në Kaukazin e Veriut të Rusisë.
Sipas shërbimeve lokale të emergjencës, orteku zbriti të dielën rreth orës 17:00 sipas kohës lokale nga Mali Mizhirgi, një nga majat më të larta të Kaukazit të Veriut, duke goditur një grup prej 33 alpinistësh, raporton Reuters.
Dhjetë prej alpinistëve kishin arritur të zbrisnin vetë nga mali, ndërsa fati i gjashtë të tjerëve mbeti i panjohur.
Mbi 50 punonjës të emergjencave janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit, ndërsa autoritetet kanë thënë se puna po vështirësohet nga terreni i rrezikshëm dhe rreziku i lartë për orteqe të tjera.