Ortopedia realizon 510 operacione më shumë se vitin që shkoi

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Klinika e Ortopedisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka rritur dukshëm vëllimin e punës.

Nga kjo klinikë kanë bërë të ditur se në 11 muajt e vitit 2017 ishin kryer 1662 operacione, përderisa këtë vit në të njëjtën periudhë janë kryer 2172 operacione, pra 510 më shumë.

“Rritja e numrit të operacioneve është bërë falë angazhimit të stafit të ortopedëve, anesteziologëve dhe stafit tjetër shëndetësorë, pas vendimit të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), i cili ka caktuar ekip të anestezionit që është përgjegjës për anestezion për kujdestaritë e Klinikës së Ortopedisë” thuhet në komunikatën e Klinikës së Ortopedisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se është rritur numri i operacioneve tek rastet e protezave dhe ligamenteve si dhe me hapjen dhe funksionalizimin e ambulancave të reja specialistike ka përmirësim të kushteve të punës gjë që ka ndikuar në rritjen e numrit të shërbimeve ambulantore.

“Shtimi i vëllimit të punës ka bërë që të rritet edhe numri i rateve të operacioneve të protezave totale të kërdhokullës së gjurit dhe dhe ligamentoplastikës, për 52 raste më tepër, falë furnizimit të rregullt me implante nga Ministria e Shëndetësisë. Në ambulanca specialisitke të ortopedisë në 11 muajt e parë 2017, kishte gjithsej 15470 shërbime, kurse ne vitin 2018 janë kryer 25372 sherbime, 9902 më tepër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme