OSBE dënon gjuhën e urrejtjes ndaj gazetares Hopkins në Maqedoni

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Dezir e ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes së shprehur nga gazetari i agjencisë shtetërore të lajmeve MIA në Maqedoni, Cverin Cilimanov, drejtuar korespodentes së Financial Times, Valerie Hopkins, e cila ka mbuluar zhvillimet rreth referendumit në Maqedoni.

“Cicërimet kërcënuese të Cvetin Çilimanov ndaj Velery Hopkins janë të turpshme dhe të papranueshme. Të gjitha kërcënimet ndaj gazetarëve, posaçërisht thirrjeve për dhunë ndaj grave gazetare janë të papërgjegjshme. Çilimanov duhet menjëherë ta heqë postimin në Twitter”, ka thënë Dezir.

Ndërkohë Agjencia Informative e Maqedonisë është distancuar nga postimi i gazetarit duke thënë se do të ndërmarrin të gjitha masat për ruajtjen e kredibilitetit të agjencisë në fjalë në përputhje me rregullativën ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme