OSBE-ja partnere e Ministrisë së Drejtësisë për mbështetjen në zbatimin e reformave

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së, Ambasadorin Jan Braathu.

Ministri Selimi, fillimisht ka falënderuar Ambasadorin Braathu për përkrahjen e ofruar ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe njëherit e ka informuar me prioritetet e mandatit të tij, përfshirë reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit si dhe forcimin e shtetit ligjor.

Duke folur për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve, ministri Selimi ka vlerësuar gatishmërinë dhe përkrahjen e misionit të OSBE-së, i cili mbetet partner i rëndësishëm për Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht në sferën e sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër, Ambasadori Braathu shprehu gatishmërinë e tij dhe të misionit të OSBE për të bashkëpunuar dhe asistuar Ministrinë e Drejtësisë me çdo program mbështetjeje teknike për forcimin e kapaciteteve të këtij institucioni në reformat e ndërmarra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme