OSBE reagon për rastin e dhunimit të një miture në Mitrovicë

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Misioni i OSBE-së në Kosovë sot ka reaguar për rastin e dhunimit ndaj një të miture nga dy persona të tjerë, në fshatin Mazhiq të Mitrovicës.

OSBE përmes një postimi në Twitter kanë shkruar se i bashkohen  publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm.

Ata kanë kërkuar që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla.

“Jemi të inkurajuar nga përgjigja e policisë dhe prokurorisë ndaj sulmit seksual të tmerrshëm, ndaj të miturës në Mazhiq, Mitrovicë. I bashkohemi publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm. Është e rëndësisë jetike që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla”, kanë shkruar në Twitter.

Të ngjashme