OShP-ja lanson projektin për transmetim direkt të seancave

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka lansuar projektin për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave dëgjimore për shqyrtim kryesorë, transmeton Ekonomia Online.

Kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Blerim Dina, tha se këto veprime me publikimin e drejtpërdrejtë të seancave tregon një transparencë, e cila ka të bëjë jo vetëm me operatorin ekonomik por edhe qytetarët.

“Përmes lansimit të këtij sistemit, ne synojmë edhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe publikut lidhur me punën dhe mënyrën se si funksionon OShP. Transparenca sigurisht se ndikon edhe në rritjen e llogaridhënies, si mekanizëm që siguron shërbime më kualitative dhe të besueshme si për operatorët ekonomik dhe për publikun e gjerë. Ofrimi i shërbimeve kualiteti dhe efikase, duke u bazuar në procedurat ligjore, ndikon në forcimin e integritetit qoftë institucional të OShP-së dhe integritetit individual të anëtarëve të OShP-së”.

“Ne bordi i OShP përmes këtij lansimi dhe funksionalizimi të këtij sistemi, besojmë dhe shpresojmë se puna e OShP-së do të vlerësohet edhe më shumë dhe me këtë, të krijohet edhe një siguri juridike më e madhe për anëtarët e OShP-së me rastin e trajtimit të ankesave dhe vendimmarrjes, sepse jemi dëshmitarë se për pothuajse shumicën e lëndëve që trajtojmë ne ftohemi qoftë nga ana e Policisë apo Prokurorisë, lidhur me mënyrën se si vendosim në këto lëndë edhe përkundër faktit se ne jemi të mbrojtur nga imuniteti funksional”, tha Dina, raporton EO.

Dina shtoi se OShP është në një varg reformash të cilat po mbështetën nga USAID dhe me partneritet të ndërkombëtarëve.

“Në aktualisht jemi në një varg reformash të brendshme ku po mbështetemi nga miqtë tanë ndërkombëtarë siç janë USAID, ku jemi duke ndërtuar një bazë të dhënave të vendimeve në të cilën do të kenë qasje të gjithë të interesuarit. Kjo bazë e të dhënave do të ketë efektin pozitiv edhe për vetë OShP-në me qëllim të sigurimit të një konsistence të plotë të vendimmarrjes”, u shpreh Dina.

Mbështetje për këtë projekt dha edhe drejtoresha e misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno. Kjo e fundit tha se qytetarët duhet të dinë se si shfrytëzohen mjetet e shtetit.

“Eliminohen barrierat mes institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës. Ne e dimë edhe për transparencën e prokurimit, ju dini për platformën elektronike të prokurimit, ku janë rreth pesë mijë vendime në lidhje me prokurim, në mënyrë që qytetarët të kenë informata të qasshme në mënyrë të lehtë”.

“Jemi duke punuar edhe me komunat, së paku pesë komuna publikojnë kontratat në uebsajtet e tyre, ku qytetarët mund të shohin se si o shfrytëzohen fondet publike. Shpresoj që ky projekt do të jenë në 30 komuna. Nuk është vetëm qeveria por edhe sektori privat. Të gjithë duhet të punojnë që ta bëjnë transparencën”.

USAID-i ka trajnuar dhe pajisur stafin e OShP-së për transmetimin e drejtpërdrejtë të sesioneve përmes faqes së internetit të OShP-së.

Të ngjashme