Ministria e Shëndetësisë e ka të vështirë të parandalojë blerjen e barnave me çmime shumëfish me të shtrenjta sesa çmimi real i tyre në tregun privat.
Baza ligjore nuk është në favor të përpjekjes së kësaj ministrie për anulimin e tetë tenderëve, dhe këtë vlerësim pritet ta japë edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), shkruan sot Koha Ditore.
Gazeta është informuar se ekspertiza e ekspertit të OSHP-së ka rezultuar në favor të kompanive fituese.
Përzgjedhja e fituesve nga Ministria e Shëndetësisë, që drejtohej nga Imet Rrahmani, është bërë me nxitim dhe pa konsultimin e çmimeve referente në treg, ashtu siç i obligon ligji. Dëmi financiar nga diferenca mes çmimeve është shumë i madh.