Osmani: Aktet e sotme të dhunës duhet të dënohen nga të gjithë

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas protestave të sotme në veri të vendit ku u lënduan pjesëtarë të KFOR-it dhe u dogjën vetura të medieve e policisë.

Osmani ka shkruar se këto akte të dhunës duhet të dënohen nga të gjithë.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme