Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar takimin lamtumirës me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Presidenca njoftoi se Osmania e falënderoi ambasadorin për përpjekjet në forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha.
“Presidentja ka ritheksuar se Austria mbetet aleat i rëndësishëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, mbështetja e të cilës ka qenë e rëndësishme në hapa të ndryshëm të historisë sonë, si dhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Presidentja ka folur edhe për vizitën e parë zyrtare bilaterale në mandatin e saj si Presidente e Republikës në Republikën e Austrisë, me ç’rast theksoi se kjo vizitë ka qenë rikonfirmim i vullnetit të përbashkët për ta thelluar tutje partneritetin në mes të dy vendeve tona”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim, Osmani e Weidinger biseduan edhe për zhvillimet politike dhe për sigurinë në vend e rajon.