Osmani: Bashkëpunimi ynë me komunitetin malazez do të rritet

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 17:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku më presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kanë marrë pjesë në aktivitetin kulturor të organizuar me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë, raporton “Ekonomia Online”.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të rritët në të mirë të të dyja vendëve.

“Faleminderit që i jeni bashkangjitur këtij aktiviteti përmes të cilin po shënojmë përmes artit dhe muzikës që do të nderojmë ditët e komunitetit malazez në Kosovë. Si një pjesë integrale e saj dhe një vlerë e çmueshme për demokracinë dhe shtetësinë tonë. Jemi të nderuar se kemi zotin president Gjukanoviq, jemi të gëzuar se këtë vizitë po e përmbyllim me frymën e promovimit të vlerave e të artit e të kulturës”, tha ajo.

“Sot, kemi në mesin tonë disa prej përfaqësuesve të komunitetit malazez dhe dua t’i them faleminderit, jam e vetëdijshme se edhe ju ballafaqoheni me sfida dhe jo çdo herë janë të lehta. Ju konfirmoj se do të bashkëpunojmë e të komunikojmë me ju”.

“Jam e sigurt se në muajt e vitet në vijim bashkëpunimi ynë me vendet e komunitetin malazez do të shtohet. Në fund dua të faleminderit delegacionet nga Kosova e Mali i Zi, Policinë e Kosovës, kabinetin tim e të gjithë ata që kanë shërbyer në mbarëvajtjen e vizitës”.

Presidenti malazez, Milo Gjurkanoviç, tha se marrëdhëniet cilësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të qojnë deri të zgjidhja e statusit të malazezeve në Kosovë,

“Është nder u madh për mua që brenda vizitës dy ditore të suksesshme sonte bashkë me presidenten Osmani të bëhem pjesë e këtij manifestimi solemn pe shënimin e ditëve të komunitetit malazez në Kosovë. Ne, sot jemi këtu që të flasim për kontributet e shumta të komunitetit malazez në Mal të Zi. Në periudhën e intensifikimit të marrëdhënieve të vendeve tona. Nuk mund të mos ta vërejmë inercionin e Ballkanit Perëndimor. Komuniteti malazez nga viti 81 ka pas pak mbi 21 mijë malazez, ku malazezet me arsye kanë qenë anëtar konstruktiv i territorit të Kosovës”.

“Marrëdhëniet cilësore do të qojnë deri të zgjidhja e statusit të malazezeve në Kosovë. Kjo është edhe rasti që të kujtojmë me krenari që në stuhinë e luftës mali i zi ka treguar aftësi që të ruaj paqen. Ne kemi vendosur për një sistem vlerash evropiane dhe kemi shkuar me vendosmëri në rrugën e integrimeve evropiane”, tha ai.

Presidenti malazez Milo Gjurkanoviç, tutje tha se Malin e Zi po e ndërtojnë me fqinjët marrëdhëniet më të mira të respektit e besimit të ndërsjellët.

“Mali i Zi është një fqinj i përgjegjshëm i Kosovë,  si dhe të kontribuojnë në perspektivën evropiane dhe euroatlantike, shfrytëzoj rastin që e ardhmja e Kosovës e fëmijëve të tyre të jetë e lidhur përjetësisht me vlerat evropiane”.

Kurse, Lazar Radulovic, kryetar i shoqatës së malazezëve “Llovqen”,  tha se kjo është ditë e rëndësishme për komunitetin malazez.

“Na japin motivacionin e shtuar që të veprojmë dhe të zhvillojmë atë që kemi filluar, jemi shumë mirënjohjes. Ka pas tentative përmes mediave, me disa deklarata që të humbet kuptimin i kësaj vizite. Ne dijmë nga cila kuzhinë vjen kjo bisedë dhe s’du t’i jap rëndësi njerëzve dhe organizatave pa vlerë. Shoqata e malazezëve lufton për ruajtjen e identitetit, me respekt të vendit amë dhe vendit të Kosovës”. Ai tha se u duhet një zyre, e një buxhet, e një burim i mjeteve financiare për kryerjen e rregullt të aktiviteteve të tyre.  “Edhe pse nuk jemi pjesë e kushtetues ne duam të itnegrohemi në shtetin e Kosovës, duam përfaqësuesit tanë sepse këtë e meritojmë. Kosovën e shohim si vend të qytetarëve të barabartë. Mendojmë se një shoqëri e tillë kosovare mundet me një hap të tillë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”.

Të ngjashme