Osmani dhe Hovenier përkujtojnë Ditën Kombëtare të Presidentit të ShBA-së

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 13:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të ShBA-së, me një aktivitet ku merrnin pjesë dhe një grup fëmijësh, te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

Dita e Presidentit në Shtetet e Bashkuara, është një festë kombëtare, e cila festohet të hënën e tretë të shkurtit, në nder të Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, George Washington.

Në këtë aktivitet nuk ishin ftuar mediet, por Ekonomia Online rastisi në vend të ngjarjes dhe ju sjell disa pamje.

Në faqen e vet në Facebook, Osmani ka shkruar se me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë, e së bashku me Ambasadorin Hovenier dhe fëmijët e shkollës “Xhemail Mustafa” shënuan Ditën e Presidentit, si dhe “festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira. Sakrifica e popullit tonë si dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë”.

Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “”Miqtë e Amerikës” i ka dhuruar presidentes Vjosa Osmani-Sadriu një poster me kornizë me të gjithë Presidentët e SHBA-së.

Pas aktivitetit, presidentja Osmani nuk ka dashur të flasë as për këtë ngjarje dhe as për qëndrimin e saj rreth Planit Franko-Gjerman. “Nuk mund të flas në rrugë. Dihet qëndrimi im për Planin, nuk ka ndryshuar”, tha ajo.

Të ngjashme