Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e shoqëruar nga ministrat e LDK-së, kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në sheshin që mban emrin e tij në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë, Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Qeverisë, ka bërë ngritjen e flamurit shtetëror.
Gjatë ceremonisë të pranishëm kanë qenë Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bashkë më pjesëtarë të kabinetit qeveritar dhe zyrtarë të Kuvendit.
Osmani dhe Kurti gjatë tërë ditës do të jenë bashkë në shënimin e kësaj dite, ku janë paraparë shumë aktivitete.