Osmani e Hovenier diskutojnë për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim të rregullt sipas Presidencës është diskutuar për zhvillimet e fundi, përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

“Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Të ngjashme