Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, në kujtim të sulmit të 11 Shtatorit të vitit 2011 në ShBA kanë vendosur kurora me lule te pllaka përkujtimore, raporton Ekonomia Online.
Osmani tha se Kosova qëndron krah Amerikës, në luftën ndaj terrorizmit. Ajo shtoi se sulmi i 11 shtatorit zgjoi ndërgjegjen e demokracisë anë e kënd globit për tu bashkuar në luftën ndaj terrorizmit.
“Sot jemi së bashku me ambasadorin Kosnett dhe nënkryetarët e Kuvendit për të nderuar 11 shtatorin e vitit 2001, kur mijëra amerikanë, në mesin e tyre edhe shqiptarë kanë humbur jetën nga një sulm terrorist i cili zgjoi ndërgjegjen e pastër të botës dhe zgjoi ndërgjegjen e demokracisë anë kënd globit për tu bashkuar për ra luftuar terrorizmin si një nga sfidat kryesore të kohës moderne”.
“Kosova si shteti më pro-amerikan në botë dhe republika jonë si aleati kryesor i ShBA kanë qëndruar me popullin amerikan si atëherë por edhe tani në nderimin e viktimave të këtij akti të shëmtuar terrorist”, tha Osmani.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha se kjo datë mbetët nder datat me të shëmtuara në historinë e ShBA-së, raporton EO.
Përderisa ka falënderuar popullin e Kosovës që çdo vit përkujton viktimat e sulmit të 19 vjetëve më parë.
“Sot nuk është një ditë e dhimbse. Është me rëndësi që të kujtojmë sakrificën dhe humbjet e të gjithë atyre policëve, zjarrfikësve. Duke kujtuar të kaluarën duhet të punojmë për të ardhmen”.