U.d e presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Prekaz për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku thanë se ky vend u përkujtojnë çmimin e lartë që e ka paguar vendi për liri, raporton Ekonomia Online.
U.d Vjosa Osmani ka thënë se në Prekaz gjenden dëshmitë e gjenocidit serb si dhe dëshmitë për atdhedashuri.
“Bashkarisht ta nderojmë vendin që është ikonë e lirisë vendin ku prehen komandanti legjendar dhe gjithë familja Jashari që janë simbol i sakrificës të popullit shqiptar për liri. Këtu gjenden dëshmitë e gjenocidit serb dhe është dëshmia më e fuqishme për atdhedashuri. Në këtë përvjetorë përkulemi para veprës së komandantit legjendar dhe gjithë dëshmorëve”, tha Osmani.
Ndërsa Albin Kurti ka thënë se Prekazi është që tregon se çmimi i lirisë është shumë i lartë.
“Prekazi heroik është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që na e përkujton se sa i lartë është çmimi i lirisë, dhe se sa të priveligjuar jemi ne që jetojmë dhe e festojmë 13 vjetorin e Pavarësisë. Tre breza të familjes Jashari luftuan dhe sakrifikuan, dhe duke u kthyer këtu ne e bëjmë më të fuqishëm shtet ndërtimin demokratik sepse i tillë është amaneti i dëshmorëve”
Krejt në fund Bekim Jashari ka shtuar se është nder që për këtë 13 vjetor t’i shoqërojë delegacionet më të larta shtetërore gjatë homazheve.
“Është nderë për mua që sot t’i shoqërojë delegacionet më të larta shtetërore”, tha Jashari.