Presidenti shqiptar Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si president, raporton Ekonomia Online.
Pas intonimit të himneve shtetërore, Meta gjatë kalimit para gjatë gardës ceremoniale bëri edhe simbolin e shqiponjës.
Pas takimit, dy presidentët pritet që të mbajnë konferencë për media.