Osmani fjalën e saj për situatën politike e “ruan” ta thotë në konferencë: Sot epopeja është tema kryesore

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që fjalën e saj për situatën e krijuar me zgjedhjen e postit që ajo mban, e që afati kushtetues përfundon sonte në 23:59, pra atë të presidentit/es, ka vendosur ta thotë vetëm në konferencën që mund ta ketë sot pasdite, duke refuzuar kështu çdo pyetje që është bërë rreth kësaj gjatë prezencës së saj në aktivitet e mbajtura për nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

“Siç iu kam informuar sot është epopeja e UÇK-së  kjo është tema kryesore dhe e vetme”, tha ajo, njësoj sikurse deklaroi paradite në hollin e Kuvendit, pas seancës solemne për epopenë.

Të ngjashme