Osmani: Gjenocidi ishte i tmerrshëm, ta mbajmë historinë e gjallë

Bllacë | 12 Qer 2020 | 18:22 | Nga Fitore Berisha

Zëvendëskryeminstri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, foli për periudhën e hidhur në të cilën kishte kaluar populli shqiptar gjatë luftës në Kosovë.

“Pikërisht në këtë tren kaluan mbi 1 milion shqiptar në të cilët ishte bërë spastrim etnik dhe gjenocid, duke i dëbuar shqiptarët nga shtëpitë e tyre”, u shpreh Osmani, raporton EO.

“Krahas traumës që kaloi populli i Kosovës  ishte ajo një  periudhë e hidhur për  shqiptarët në rajon, dhe për shqiptarët e Veriut të cilët ishin dëshmitar të gjenocidit ndaj vëllezerve tanë”.

Sipas Osmanit, imazhet e tmerrshme të atij gjenocidi kanë lënë gjurmë të madhe te shqiptarët.

Ai tha se tani e kanë borxh këtë histori ta mbajme gjallë të dukshme për gjeneratat që vijnë.

“Kjo ditë është simbol i lirisë dhe drejtësisë sepse na lidh dy vendet meqë forcat e NATO-s hynë në Maqedoninë Veriore dhe në bazë të një marrveshje që u nënshkrua në Kumanovë është kthesë e realitetit që po e jetojmë sot”.

“Sot, Kosova është vend i pavarur, ndërsa Maqedonia u bë anëtare e 30-të  e NATO-s”.

Ai ofroi mbështetje vendit mik Kosovës në emër të Qeverisë.

“Dëshiroj në emër të Qeverisë te japë mbështetje në rrugëtimin e Kosovës në anëtarsim në NATO dhe BE”.

Të ngjashme