Osmani iftar në Lipjan, Haxhi Avdyli me të – raportohet se kishte edhe përfaqësues të LDK’së

Prishtinë | 10 Mar 2026 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Pas përplasjeve të fundit për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, presidentja Vjosa Osmani në një iftar të shtruar në Lipjan u dëgjua të fliste për “ura komunikimi”, duke thënë se ato s’duhet të prishen meqenëse “përfundojmë në një tavolinë” prapë.

Në këtë iftar, krah Osmani qëndroi deputeti Haxhi Avdyli, i sapodorëhequr nga partia e themeluar nga Osmani.

“Me lënë ura të komunikimit se kurrë s’i dihet, prapë përfundojmë me ni tavolinë si na sot. Me qetësi, me dashuri me sinqeritet, me respekt. S’ka nevojë me i thy tona urat e bashkëpunimit “.

Klan Kosova, që publikoi videon nga kjo ngjarje, raportoi se aty pat edhe përfaqësues të LDK-së në Lipjan.

Të ngjashme