Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se janë duke punuar të gjithë së bashku për të sigurar doza të tjera të vaksinës anti-Covid, raporton Ekonomia Online.
Ajo këto deklarime i ka bërë gjatë vizitës së përbashkët me ministrin e Shëndetësisë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
“Jemi duke punuar të gjithë e në veçanti Ministria e Shëndetësisë për të siguruar edhe dozat tjera të vaksinës anti- Covid”, tha ajo,
Gjatë një deklarimi para mediave, shefja e shtetit tha se është e lumtur që ka filluar procesi i vaksinimit dhe se gjithçka po shkon në mënyrë shembullore.
“Dua t`i falënderoj gjithë secilin nga stafi mjekësor të cilët po e organizojnë këtë proces në mënyrë kaq të mirë, të cilët angazhohen në procesin e regjistrimit, ndihma e shpejte, mjekët dhe motrat të cilët merren drejtpërdrejtë me procesin e vaksinimit. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë t’i respektojmë masat, maskën dhe distancën dhe higjienën të cilat janë masat më të mira për të na mbrojtur nga kjo pandemi”.
“U informova lidhur me regjistrimin edhe të personelit shëndetësor dhe qytetarëve mbi moshën 80 vjeçare, inkurajoj gjithë secilin që sa më parë të jetë e mundur ta kryejnë vaksinimin. Për fat të keq numri i vdekjeve dhe infeksioneve është i madh sepse kjo vala e tretë e ka përshkruar Evropën dhe me gjerë, duhet kujdes më i madh që ta mbrojmë veten dhe njëri- tjetrin”, tha Osmani.