Osmani kërkon mbështetjen e Wadephul për heqjen e masave ndaj Kosovës

Prishtinë | 18 Nën 2025 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, tha të ketë kërkuar mbështetjen që të hiqen masat “e padrejta” të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka folur për rëndësinë e vizitës së ministrit gjerman në Prishtinë, ku edhe theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim në çdo organizatë ndërkombëtare.

Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se Kosova synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, jo si barrë por si kontributdhënëse

“Vizita juaj në Kosovë është një dëshmi e qasjes tuaj dhe Qeverisë së BE mbete i pa plotë pa anëtarësimin në Ballkanit Perëndimore. Kjo vizitë është i një rëndësie. Gjermania ka qenë dhe do të mbetet një aleatë i popullit të Kosovës. Populli i Kosovës e sheh Gjermanisë si mikun me të afërt dhe aleatin më të besueshme në kontinentin evropian. Gjatë takimit kam ritheksuar se Kosova mbete e përkushtuar për anëtarësim në çdo organizatë ndërkombëtare. Në këtë rrugëtim Kosova ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë, heqja sa më parë dhe sa më shpejt e masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës është një urgjencë e domosdoshme për çka shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë. Rruga drejte BE duhet të jetë rrugë e bazuar në merita. Ne inkurajojmë bizneset gjermane që të shohin Kosovës si vend për të investuar. Kosova është ekonomia me e re, por është dinamike, digjitale”, tha Osmani.

Të ngjashme