Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuan ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair.
Me këtë rast, Osmani ka bërë të ditur se Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak.
Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada.
Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë!