Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, për nder të 25-vjetori të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Derisa në orën 12:00 Kurti dhe Osmani do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne që mbahet për nder të Epopesë së UÇK-së, ata nuk janë deklaruar për medie.
Para tyre, homazhe kanë bërë edhe figura tjera politike si kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.