Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas takimit me të dërguarin e posaqëm për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për medie.
Osmani ka thënë se organi që ajo drejton, Kuvendi, do ta luajë një rol të veçantë mbikëqyrës mbi Qeverinë e cila është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kosovën në dialog, raporton EO.
“Ne patëm një takim produktiv. Në emër të Kuvendit shpreha gatishmërinë
që si kuvend të luajmë një rol mbikqyrës mbi Qeverinë e cila është e vetmja që duhet ta perfaqësojë Kosovën dhe presim që ky të jetë një dialog i barabartë. Nuk ka negocim për territorin e Kosovës dhe për sovranitetin dhe këto duhet të jenë parime që do t’i prodhonte procesi i dialogut. Biseduam edhe për pritshmëritë e BE-së, për nevojën që të koordinohet ky proces me SHBA-në”, u shpreh Osmani.
“Takimi me kryeparlamentaren ishte mjaft konstruktiv. E informova zonjën kryeparlamentare për planet dhe për metodologjinë e dialogut. Të dy u pajtuam që ky proces të jetë transparent”, ka thënë Lajçak.