Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pati një porosi për Emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili ditë më parë pati deklaruar se Kushtetuta e Kosovës mund të ndryshohet.
Osmani në seancën e sotme tha se Kushtetuta e Kosovës, është kompromis i dhimbshëm, ndërsa janë marrëveshja e vitit 2013 dhe ajo e 2015-ës për Asociacionin, që nuk janë as Bibël e as Kuran.
”Këto konsesione që janë bërë, e që tash po synohet me i zbatu, janë kundër çdo parimi të cilin sot edhe BE thotë se është parim i BE-së”.
”Kundër parimit të etnicitetit, kundër çdo karte europiane të përmendur më herët. Kur po flasim për bashkim, bashkim po, por jo për të keqën”.
”Dua t’i them secilit, edhe Lajçakut që tha se Kushtetuta e Kosovës nuk ësht Bibël e as Kuran”.
”Kushtetuta e Kosovës është kompromisi ynë i dhimbshëm”.
”Kurse ajo çka nuk është as Bibël as Kuran, është marrëveshja e 2013-ës, ajo e 2015 po se po, por le ta dijnë që as ajo e vitit 2013 nuk është as Bibël e as Kuran”.
”Dhe le ta dijnë që një Kuvend që do me ndalu një projekt të rrezikshëm i thotë jo, një Kuvend që e do Kosovën i thotë jo kësaj”, deklaroi Osmani.