Osmani–LDK: Patatet dhe lakrat e Vragolisë presin blerësit tanë!

Prishtinë | 20 Sht 2025 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosvës në zgjedhjet e 12 tetorit, Besnik Osmani, në kuadër të fushatës zgjedhore vuri theksin të prodhimet e fermerëve të kësaj komune.

Postimi i plotë:

Patatet dhe lakrat e Vragolisë presin blerësit tanë!

Punëtorët e palodhur, që me shpirt e zemër kultivojnë tokën përgjatë lumenjve Drenica dhe Sitnica, na sjellin produkte të shëndosha e të freskëta – gati për sofrat tona. 🥬🥔

Le t’i konsumojmë produktet e fermerëve të komunës sonë, që ata të vazhdojnë të mbjellin e të korrin edhe në vitet që vijnë.

Fushë Kosova PËRTEJ!

Të ngjashme