​Osmani: Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër, shkeli 2 marrëveshje për 24 orë

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 23:07 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia i ka bërë gjatë 24 orëve të fundit.

Në një shkrim në rrjetin social Twitter, Osmani ka thënë se Serbia ka mbetur ajo e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve.

“Në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit: 1. Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet Kosovë (në kundërshtim me nenin 2) 2. Lobimi dhe votimi kundër Kosovës aplikimit të KiE (në kundërshtim me nenin 4) Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër”, ka shkruar Osmani në Tweet.

Të ngjashme