Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se është thelbësore që Kosova të anëtarësohet sa më parë në Interpol. Gjatë ceremonisë kryesore për shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ajo vlerësoi punën e zyrtarëve policorë duke i cilësuar si profesionistë që meritojnë të jenë në mesin e policive të tjera profesionale, raporton Ekonomia Online.
“Policët tanë janë të gatshëm që krahas garantimit të sigurisë brenda vendit, të kontribuojnë edhe në misione ndërkombëtare të sigurisë, duke e vendosur kështu Kosovën në hartën e partneritetit global”.
“Për këtë arsye mbetet domosdoshmëri që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Sepse aty e ka vendin Policia jonë, në mesin e policive profesionale që mbrojnë paqen, rendin dhe sigurinë kudo në botë”, ka thënë Osmani.


