Osmani: Mendimi historik i GJND-së, thirrje për shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm të Kosovës së pavarur

Prishtinë | 22 Kor 2023 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se 13 vjet më parë u konfirmua se Kosova nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Duke folur për 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Osmani u ka bërë thirrje vendeve mosnjohëse që ta njohin Kosovën.

“13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar ajo në Twitter.

Të ngjashme