Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani në Amerikë takon nënsekretaren e shtetit, diskutojnë për energjinë, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Osmani në Amerikë takon nënsekretaren e shtetit, diskutojnë për energjinë, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me nënsekretaren e shtetit, Victoria Nuland si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Për takimin me Osmanin, ka shkruar edhe nënsekretarja e shtetit, Victoria Nuland në Twitter, duke njoftuar se kanë folur edhe për […]

Në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me nënsekretaren e shtetit, Victoria Nuland si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për takimin me Osmanin, ka shkruar edhe nënsekretarja e shtetit, Victoria Nuland në Twitter, duke njoftuar se kanë folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, shkruan Nuland.

Pleased to welcome Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS to discuss a wide range of shared priorities, including rule of law, energy, and normalization of relations with Serbia. The United States thanks Kosovo for its early and generous support to temporarily host relocated Afghans. pic.twitter.com/hESM4mRLoA

— John Bass (@UnderSecStateP) November 10, 2021

Të ngjashme