Osmani në Berlin në takime me dy dhomat e Parlamentit gjerman dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po realizon një vizitë pune në Berlin më ç’rast ka pasur takime në dy dhomat e Parlamentit gjerman, Bundesrat dhe Bundestag, si dhe përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile dhe të korit diplomatik.

Në takime të ndara me Presidentin e Bundesratit, Peter Tschentscher, dhe me anëtarët e Komisionit për punë të jashtme të Bundestagut, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që Gjermania ofroi për ndërtimin e demokracisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Sipas një komunikate shrypi. Osmani po ashtu konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në adresimin e sfidave të fundit në fushën e sigurisë.

Në diskutim me parlamentarët, por edhe në bashkëbisedat me shoqërinë civile dhe korin diplomatik, Presidentja Osmani vuri theks të veçantë tek fakti se zhvillimet aktuale në Kosovë nuk ndërlidhen vetëm me sigurinë e Kosovës, por së bëhet fjalë për sigurinë e të gjithë kontinentit.

Prandaj, duke konfirmuar gatishmërinë e Kosovës për angazhim konstruktiv, ajo potencoi rëndësinë e komunikimit dhe shkëmbimit të rregullt në mes të të gjitha palëve duke siguruar një kuptim të drejtë dhe të qartë të situatës, si dhe burimit të vërtetë të jostabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ndër të tjera, në këto takime u fol edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve në fusha të ndryshme e në veçanti në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare, me ç’rast u ritheksua se ka përkushtim të plotë për avancim gjithnjë e më të thellë dhe intensifikim të shtuar të bashkëpunimit bilateral, përfundon njoftimi i Zyrës së Presidencës.

Të ngjashme