Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn. Përvec takimit me Komisionerin Hahn ajo ka zhvilluar takime edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga Presidenti i Parlamentit. Wieland, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, David Mccallister, euro-deputetët Lucas Mandl dhe Andrew Kovachev si dhe Sekretari për Marredhënie me Jashtë në EPP, Patrick Voller. Nënkryetarja Osmani ka zhvilluar takime edhe në EEAS (Shërbimin e Jashtëm të BE-së) ku u pritë nga Sekretarja e Përgjithshme Helga Schmidt dhe nga Drejtoresha për Evropë në EEAS Angelina Eichhorst.
Në këto takime, Nënkryetarja Osmani ka diskutuar lidhur me zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, të arriturat dhe sfidat gjatë këtij procesi si dhe diskutimet aktuale rreth formimit të Qeverisë së re. Gjatë takimeve u trajtua tema e dialogut Kosovë-Serbi, përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar si dhe reformat e nevojshme për proceset integruese për Republikën e Kosovës. Ajo ka ritheksuar se liberalizimi i vizave ka mbetur zotim i papërmbushur i BE-së karshi qytetarëve të Kosovës.