Osmani: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe ShBA-ja

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se qytetarët serbë të Kosovës që po i konvertojnë targat, po u djegën shtëpitë e veturat.

Sipas saj, të gjitha këto veprime të strukturave ilegale, dëshmojnë që kjo në esencë është reformë e sundimit të ligjit, raporton Ekonomia Online.

Ka shtuar se veprimet e Kosovës janë për sundim dhe barazi para ligjit.

“Fakti që 90 për qind e serbëve që i përdorin targat legale në Kosovë, është dëshmi që ky veprim nuk është kundër qytetarëve serbë. Ata që nuk i kanë konvertuar, është për shkak të kërcënimeve që po i marrin nga strukturat ilegale. Në luftën kundër bandave dhe në luftën për sundim të ligjit, presim që të kemi mbështetje nga aleatët evropianë dhe nga SHBA-ja. Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po e zbaton ligjin. Pra, Serbia kërcënon me dhunë pse Kosova zbaton ligjin. Ne do të punojmë bashkërisht që të mos lejojmë që këto skenarë ruse të kenë vend në rajonin tonë”, ka thënë ajo.

Në lidhje me dialogun, ajo ka thënë se Kosova është palë e angazhuar, duke shtuar se ky angazhim nuk do të mungojë asnjëherë.

Të ngjashme