Osmani në Luksemburg: Jemi të përkushtuar për thellim të raporteve

Prishtinë | 15 Qer 2023 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani e ka vizituar shtetin e Luksemburgut gjatë ditës së sotme.

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se është mirëpritur nga Duka i Madh i Luksemburgut, Henri.

“Si aleatë dhe miq demokratikë, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për hapjen e kapitujve të bashkëpunimit mes vendeve tona”.

“Së bashku, ne diskutuam gjithashtu për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe Evropën”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme