U.d. presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott.
Në takim, ambasadori Abott e uroi u.d. presidenten Osmani për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit.
Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.