Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka vizituar shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë, ku takoi nxënësit e kësaj shkolle, raporton Ekonomia Online.
Osmani kërkoj nga nxënësit që mos të dorëzohen pavarësisht sfidave në Pejë e Prishtinë.
“Suksese të gjithëve mos u dorëzoni pavarësisht sfidave. Besoj se do të na bëni krenar edhe jashtë kufijve të Kosovës”.
Ajo me ketë rast ka ftuar nxënësit që punimet e tyre në pikturë t’i ekspozojnë në Kuvendin e Kosovës.
Bujari Kelemendi, drejtori i kësaj shkolle, informoi kryeparlamentaren Osmani lidhur me aktivitetet e shkollës dhe obligimet që kanë nxënësit.
Osmani ka vizituar edhe objektin e ti të kësaj shkolle e cila pritet të filloj punën në shtator, raporton EO.
LEXONI EDHE: