Osmani nis “vizitat e gjelbra”, thotë se investimi në ambient sjellë zhvillim ekonomik

Obliq | 22 Qer 2020 | 11:31 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar komunën e Obiliqit, e shoqëruar nga disa deputetë dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, raporton Ekonomia Online.

Osmani me këtë rast tha se ka nisur këtë turne të vizitave nëpër qytete të cilat kanë probleme me ndotjen e ajrit.

“Po fillojmë me vizitat tona të gjelbra. Qytetet që synojnë t’i vizitojmë janë qytete që kanë probleme me çështje ambientale. Synimi është që të bëhen të gjelbra. Nëse nuk flasim për ambientin nënkupton se nuk flasim për shëndetin”.

“Miratimi i Ligjit të Obiliqit, zbatimi i tij janë shembull i drejtpërdrejt i asaj se sa funksionojnë institucionet. Duhet ta shohim si model të matjes, për të garantuar një jetë më të mirë dhe për ta bërë prioritar shëndetin tonë”.

“Obiliqi është vend ku e kemi Kosovën A dhe Kosovën B, që ka problem me hirin dhe liqenin e kaltër. As fëmijët mos t’i afrohet atij liqeni, sepse mund të duket bukur, por është tepër i rrezikshëm për shëndetin e të gjithëve”.

Sipas saj, investimi në ambient është investimi në zhvillim ekonomik.

“Vetëm një shtet që investon në shëndet mund të garantojë zhvillim ekonomik për të ardhmen. Brenga e ambientit nuk duhet të shihet si brengë e së sotmes, por si potencial për zhvillim ekonomik. Nëse të rinjtë rriten në ambient të shëndosh atë herë potenciali i tyre është më i madh”.

Mimoza Kusari-Lila, kryesuese e grupit jo formal i depetetëve të gjelbër, tha se strategjitë sektoriale nuk duhet të kalojnë në Kuvend pa strategjinë e mjedisit.

“Në një shtet normal, do të duhej të shpallej një gjendje e jashtëzakonshme masat që duhet të ndermire për të tejkaluar këtë gjendje”.

“Strategjitë sektoriale të mos shkojnë pa strategjinë e mjedisit. Në pakot e rimëkëmbjes tash mund të vendosen shanset e reja, që pakoja mos të kaloj pa e pas bosht pakon e gjelbër”.

“Duhet të bëhet një plan aksionar që ka një afat, një plan qeveritarë të hiqen deponitë, do ta vëmë në top prioritet me plotësimin e legjislacionit për Obiliqin, dhe me ndalimin e secilës strategji që nuk e ka komponentin mjedisore”.

Albena Reshitaj, kryetare e Komisionit për Shëndetësi, tha se si përfaqësues të popullit do të kërkojmë llogaridhënie që të ndryshoj situata.

“Nevojitet një vetëdijesim qytetarët për problemet të cilat jetojmë. Nuk mund të frymoj Kosova e pastër nëse Obiliqi lëngon nga ndotja”.

“Ne si vend do të duhet të lërojmë llogaridhënie nëse duam të ndryshoj situata dhe të kemi veprime konkrete”.

Të ngjashme