Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar në kampin ushtarak amerikan të “Bondsteel”.
Ajo para ushtarëve amerikanë ka mbajtur një fjalim, duke shtuar se SHBA është mik i cili ka treguar përkushtim ndaj Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Kosova ka shënuar 12 vjetorin e shtetësisë dhe 21 vjetorin e çlirimit dhe askush nuk e kupton më mirë vlerën e lirisë sesa qytetarët e Kosovës”, ka thënë Osmani.
“Uniforma ushtarake ka qenë ëndërr për shumë qytetarët të Kosovës. Pa mbështetjen e SHBA-së nuk do të ishte i mundur formimi i Ushtrisë së Kosovës”.
“Angazhimi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, është shprehur Osmani ndër të tjera.