Osmani: Partneriteti në frymën e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm është garanci për përballje me sukses të sfidave socio-ekonomike

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani u takua sot me Ekipin e Kombeve të Bashkuara të Kosovës (UNKT) dhe përfaqësues të Agjencive të KB-së.

Kryetarja e Kuvendit, Dr. Vjosa Osmani u takua sot me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, znj. Ulrika Richardson dhe përfaqësues te Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Me këtë rast, Kryetarja Osmani e falënderoi znj. Richardson dhe të pranishmit për rolin aktiv dhe kontributin thelbësor që Agjencitë e KB kanë dhënë në adresimin e sfidave socio ekonomike gjatë periudhës së pandemisë. Ajo vlerësoi lart përkushtimin për një menaxhim sa më efikas dhe human të kësaj situate.

“Angazhimi i UNKT dhe agjencive të KB gjatë kësaj periudhe është modeli më i mirë se si përmes partneritetit të mirëfilltë dhe të sinqertë mund t’ia dalim që me sukses të përballojmë situata të tilla të përmasave jashtëzakonisht sfiduese” – theksoi Osmani.

Nga ana e UNKT, Znj. Richardson potencoi që ishte shumë me rëndësi që masat janë ndërmarrë dhe para paraqitjes së rastit të parë në Kosovë, dhe që për shkak paraqitjes së mëvonshme të virusit në vend, institucionet kishin fatin të mësojnë nga eksperienca e vendeve të tjera.

Tutje, palët diskutuam rreth modaliteteve për angazhim të përbashkët në promovimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm – OZHQ. U theksua se OZHQ-të kanë për qëllim prosperitetin e një shoqërie andaj duhet të ju kushtohet vëmendje e veçantë në mënyrë që kjo agjendë global të shënoj progres edhe në Kosovë.  Në mes tjerash, në frymën e muajit për rëndësinë e shëndetit mendor, në takim u përmend dhe rëndësia e kujdesit ndaj shëndetit mendor, me theks të veçantë në impaktin që ka pas përballja me pandeminë tek popullata dhe profesionistët shëndetësor. ​


Të ngjashme