U.D. e presidentes, Vjosa Osmani, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pas takimit, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie, raporton Ekonomia Online.
Osmani tha se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rishikohet, dhe “të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë aktualë”.
“E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës që për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim, që Kosova të jetë e përgatitur në një proces i cili të rezultojnë me njohje reciproke në kufijtë aktualë dhe me kushtetutën aktuale të Kosovës”.
“Ne besojmë që duhet të hapet një kapitull i ri në këtë sukses. Nuk lejojmë që territori ynë të bëhet pjesë e dialogut, sepse Kosova e ka mbyllur statusin e saj më 17 shkurt 2008”.
“Do të punojë me opozitën që të kanë informim rreth këtij procesin dhe të ketë koordinim të madh ndërmjet BE-së dhe ShBA-së”, ka thënë Osmani.
Mes tjerash, ajo ka shtuar se Kosova duhet të kërkojë përgjegjësi nga Serbia për krimet që ka kryer, raporton EO.
“Pavarësisht që Serbia nuk ka kërkuar falje shteti ynë ka qenë pjesë e dialogut dhe është koha që në Bruksel apo kudo që të kërkohet përgjegjësi nga Serbia për krimet që ka kryer”.
Osmani ka thënë se Kosova dhe Serbia me njihje reciproke do të ecin tutje drejt anëtarësimit në BE.
“Për fat të keq kanë pasur periudha të caktuara kur çështja e kufijve janë bërë temë e dialogut dhe ne nuk mund ta pranojmë sepse ato kanë përfunduar në vitin 2008. Sa i përket kompromiseve Kosova ka bërë aq shumë koncesione, por çka pritet prej këtij procesi që të dy vendet ta marr përfitimin final nga Bashkimi Evropian që është anëtarësimi në BE-ja”.
“Kosova dhe Serbia me njohje reciproke ecin tutje drejt BE e jo të konsiderohet Kosova si një shportë me pemë e perime ku çdo kush të merr një pjesë të saj”.
“Ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese se si duhet të procedohet dhe po ashtu ne i kemi respektuar edhe kur fare nuk na kanë pëlqyer dhe kemi treguar që përveç atij vendimi që ka qenë në kundërshtim me kushtetutën në vitin 2015, por nuk mund ta themi të njëjtën për Serbinë”, ka thënë Osmani sa i përket asociacionit.