Osmani për çmimin e Evropës: Është i rëndësisë së dyfishtë për mua, para 20 viteve, Presidenti ynë historik Ibrahim Rugova ishte nderuar po me këtë çmim

Prishtinë | 18 Pri 2024 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është e nderuar që e ka marrë Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi.

Në platformën X, ajo është shprehur se ky çmim ka një rëndësi të madhe pasi është presidentja e dytë e Kosovës pas presidentit historik, Ibrahim Rugova, që e pranoi të njëjtin vite më parë.

“E nderuar që më është dhënë Çmimi Evropian nga shoqëria Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi. Kjo pasqyron jo vetëm përpjekjet e mia, por përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj vlerave të BE-së”.

“Si presidente e dytë e Kosovës që e pranoj këtë çmim, pas Presidentit Rugova, ky çmim ka një rëndësi të veçantë”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme