Osmani për deklaratën e Macronit: Kemi diskutuar në Granada, besoj në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 14:15 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit të Francës, Emmanuel Macron për liberalizimin e vizave dhe për mos mbajtjen e fjalës nga Kosova, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ajo i bëri, kur u pyet nga Ekonomia Online, që të deklarohet rreth pohimit të presidentin francez për çështjen e vizave për kosovarët. Madje e para e shtetit tha se beson në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave.

“I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Macroon gjatë takimit tonë në Granada dhe besoj që do të kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave”.

Përderisa kur u pyet për vizitën muajin e ardhshëm në ShBA, Osmani tha se për këtë çështje do të deklarohet në një moment tjerë.

“Ndoshta në një moment tjerë do të mund të deklarohemi më në detaje për këtë çështje”.

Të ngjashme