Osmani për Tony Blair: Roli juaj ishte vendimtar, andaj sikurse atëherë që ishit hero edhe sot jeni

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 10:26 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur falënderime ndaj ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, për “shpëtim nga shfarosja”. Osmani ka shprehur ka shprehur mirënjohjen e saj dhe të popullit të Kosovës për kontributin për çlirimin e vendit, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën përbashkët me ish-kryeministrin Blair, e para e shtetit ka deklaruar se vendimi i atëhershëm për intervenim ishte i duhur dhe se për këtë, mirënjohës është i gjithë populli i Kosovës.

“Në vitin ’99 roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ishte vendimtar, ndaj sikurse atëherë që ishit hero i popullit të Kosovës, si dhe hero i lirisë e demokracisë; edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe dhe gjithë përkrahjen që ia keni dhënë Kosovës gjatë këtyre 25 viteve”, ka thënë ajo.

“25 vite pas dhe çdo ditë nga ajo, ne ju themi ‘faleminderit Sir Tony Blair’, që përkundër sfidave ju orientuat kompasin e historisë në anën e mbrojtjes së vlerave që kanë përcaktuar kapitujt më të lavdishëm të historisë njerëzore”, ka thënë Osmani.

“Me forcat aleate të NATO-s ju na shpëtuat nga shfarosja e cila synohej nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Në kujtimet e juaja ju vet e keni thënë se intervenimi i Kosovës ishte ‘një betejë midis të mirës e të keqes, një betejë midis qytetërimit dhe barbarisë dhe një betejë midis demokracisë dhe diktaturës’. Kosova sot është një nga trashëgimitë tuaja më të suksesshme, është një nga mësimet se mbrojtja e lirisë, paqes dhe demokracisë janë shtyllat e civilizimit dhe obligim i secilit në çfarëdo kohe”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka përmendur faktin se shumë fëmijë të pasluftës e gëzojnë emrin e Tony Blair, duke i cilësuar si shenja të gjurmëve që ish-kryeministri ka lënë te populli.

“Ju na shpëtuat nga shfarosja. Ju keni thënë se intervenimi në Kosovë ishte një betejë midis të mirës dhe keqes. Shumë fëmijë të asaj kohë mbajnë emrin tuaj. Trashëgimi juaja në Kosovë është trashëgimi e shprese, lirisë dhe partneritetit”, u shpreh Osmani.

Ndërkohë, ish kryeministri Tony Blair tha se është i nderuar që ndodhet në Kosovë dhe shtoi se mezi pret që ta shohë vendin tonë në ‘familjen e kombeve’.

“Është emocion i madh për mua të jem sërish në Kosovë. Dua të falënderoj popullin e Kosovës për përcaktimin e tyre 25 vite më parë dhe për vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shohin të mirën, çlirimin e para 25 viteve. Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e bindur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje dhe ashtu jam i bindur edhe sot që duhet të rrimë krah Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj”, u shpreh Blair.

“Këtu po ndodhin shumë gjëra, pres me padurim ta shoh ditën kur Kosova si komb i pavarur dhe Sovran zë vendin e duhur në familjen e kombeve. Së shpejti do ti adresohem deputetëve të Kuvendit por dua të shpreh falënderimin ndaj njerëzve të Kosovës”, deklaroi ish-kryeministri britanik.

Të ngjashme