Osmani pranon “Çelësin e Qytetit” nga Veliaj, flasin për një shtatore të Rugovës në Tiranë

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në takimin me Veliajn, Osmani ka diskutuar edhe për mundësinë e ngritjes së një shtatoreje të presidentit Ibrahim Rugova në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, njofton Klan Kosova.

Osmani para takimit me të parin e Tiranës, u takua me të parin e opozitës, Lulzim Basha, i cili i dha mbështetje votimit të Rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Basha po ashtu ka thënë se me të marrë pushtetin në zgjedhjet e reja do ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme