Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se Prekazi është dëshmi e krimeve dhe gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Osmani, pasi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ka shtuar se vendi po kalon kohë të vështira, prandaj vizitat e saj janë për t’u frymëzuar nga njerëz që janë simbole të unifikimit.
Ajo më tej ka pohuar se vizita të saj nuk janë ceremoni teknike.
“Në ditë sfidues që po kalon vendi është me rëndësi që të përkulemi para njerëzve që janë bazament i shtetit. Ky është vendi ku mund ta gjemë vendin e rezistencës dhe qëndrueshmërinë”.
“…këtu mund të shohim edhe dëshmimin për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë. 21 anëtarë që janë vratë e masakruar janë fëmijë e kjo tregon për mendësinë gjenocidale të Serbisë”.
“Prandaj jemi këtu që ta rigjejmë frymëzimin. Kjo do të duhet të shërbejë që të bëjmë vepra të mira për vendin, si Adem Jashari që iu bashkua një kauzë për vendin”.
“Veprimet juridike nuk do të duhet të merrni mendime politike. Unë i kam përmendur të gjithë personat duke besuar në drejtësi që kanë tregua shembull të jashtëzakonshëm, aty ka hy edhe presidenti Thaçi dhe të gjithë të tjerët, ish-kryeministri Haradinaj”.
“Unë edhe sot e sqarova kjo nuk është një ceremoni ne duhet të rigjemë frymëzimin që gjithnjë k anë bashkuar”.
Fillimisht ajo ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, prej nga ka kërkuar unitet politik në vend, raporton EO.
Ajo ka marrë gjatë se enjtes këtë pozitë pas dorëheqjes së Hashim Thaçi, pasi këtij të fundit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.