Osmani pret në takim ambasadorin e Italisë, diskutohet edhe për zhvillimet politike

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Italiane, Maurizio Antonini.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

“Presidentja Osmani theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme