Osmani pret në takim një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 11:57 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton Ekonomia Online.

Një falënderim të posaçëm, Osmani e ka bërë për Spitalin e Fëmijëve “Sheikh Fatima”, i cili u përurua sot dhe është donacion i këtij shteti. Një investim të tillë, presidentja e cilësoi tepër me rëndësi për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve kosovare.

Osmani dhe Sheikh Abdulla bin Mohammed Al Hamed u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, me trajnim të kuadrit shëndetësor dhe ofrimin e pajisjeve bashkëkohore mjekësore.

Ndërkaq Dr. Maitha bint Salem Shamsi, shfaqi gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë mbështetjen në projekte konkrete, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve mjekësor për nëna dhe fëmijë.

Në këtë kontekst, Osmani u angazhua për thellimin e bashkëpunimit me EBA-të edhe në fusha të tjera, si fusha e bujqësisë, turizmit dhe shkëmbimit tregtar.

Fokus i veçantë në takim iu kushtua edhe mundësive për bashkëpunim kulturor, teksa të dy palët u dakorduan për organizimin e një ekspozite me punime artizanale të grave.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/perurohet-spitali-per-femije-ne-qkuk-donacion-i-emirateve-te-bashkuara-arabe/

Të ngjashme