Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka pritur në një takim Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, z. Besnik Osmani. Ajo përgëzoi personelin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për punën gjatë pandemisë dhe dorëzimin me kohë në Kuvendin e Kosovës të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2019.
Zonja Osmani potencoi domosdoshmërinë e rritjes së kontrollit dhe monitorimit të fondeve publike, për të siguruar se ato janë shpenzuar konform ligjeve në fuqi. Në takim u përmend edhe nevoja që të adresohen rekomandimet e Raporteve Vjetore të Auditimit të viteve paraprake.
Ndërkaq, Auditori i Përgjithshëm, z.Osmani tha se gjatë vitit 2019, janë audituar 95 organizata buxhetore, 14 ndërmarrje publike si dhe 9 projekte të financuara nga fondet e donatorëve. Ai njoftoi kryetaren e Kuvendit për progresin e arritur në fushën e raportimit financiar dhe mangësitë në lidhje me ekzekutimin e buxhetit.
Kryeauditori theksoi nevojën që institucionet ta forcojnë disiplinën financiare